Rinovimet te Juventusi, drejtuesit anulojnë të gjitha takimet me agjentët

by admin
Spread the love

Lajmi se drejtuesit e Juventusit kanë shtyrë takimin për rinovimin e kontratës me agjentin e Paulo Dybalës kanë bërë bujë në mediat italiane. Është konsideruar nga të gjithë kjo lëvizje si një shenjë se sulmuesi argjentinas nuk do të rinovojë me “Zonjën e Vjetër”.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Sportmediaset, nuk është vetëm takimi me agjentët e Dybalës që është anuluar nga drejtuesit e Juventusit. Ata kanë shtyrë çdo takim për rinovim kontrate me të gjithë agjentët e lojtarëve të paktën deri pas ndeshjes së kthimit kundër Villarreal në Champions League.

Kështu, bashkë me agjentin e Dybalës, janë anuluar takimet edhe për katër lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Cuadrado që po diskutohet aktualisht për rinovimin e kontratët, Gjithashtu janë anuluar edhe takimet me agjentët e Perin, Bernardeschi dhe De Sciglio. /oversport.tv

You may also like