RIGË – Lituania mbyll dy pika të tjera kufitare me Bjellorusinë

by admin
Spread the love



RIGË, 21 shkurt /ATSH-DPA/- Lituania do të mbyllë dy pika të tjera kufitare me Bjellorusinë fqinje për arsye sigurie, vendosi sot qeveria në Vilnius.

Pikat e kontrollit në Lavoriskes dhe Raigardas do të mbyllen më 1 mars deri në një njoftim tjetër.

Kjo do të thotë se vetëm dy nga gjashtë pikat e kalimit përgjatë kufirit pothuajse 680 kilometra të gjatë midis Lituanisë, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe fqinjit të saj autoritar Bjellorusi do të mbeten të hapura.

Ministrja e Brendshme, Agne Bilotaitë tha se masa synon të sigurojë kontrolle më të mira mbi fluksin e mallrave, transportit dhe njerëzve përtej kufirit dhe të parandalojë përpjekjet për të importuar dhe eksportuar mallra të sanksionuara dhe kontrabandë.

Qeveria në Vilnius ka mbyllur më herët pikat e kalimet Sumskas dhe Tverecius në verën e vitit 2023.

Kjo do të thotë se vetëm pikat e kontrollit Medininkai dhe Šalčininkai mbeten të hapura, por këmbësorët dhe çiklistët nuk do të mund të kalojnë më kufirin në këto pika. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPërkujtohet 81-vjetori i “Aksionit të Selenicës”


You may also like