RIGË – Letonia zgjat mbylljen e kalimit kufitar me Bjellorusinë

by admin
Spread the love



RIGË, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Letonia do të mbajë të mbyllur një nga dy pikat e saj kufitare me Bjellorusinë fqinje si masë paraprake sigurie, njoftoi sot Ministria e Brendshme në Rigë.

“Vendimi prek pikën e kontrollit të Silenes”, tha ministria.

Pika tjetër e kalimit midis Letonisë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe Bjellorusisë do të mbetet e hapur. Të dy vendet ndajnë një kufi prej 172 kilometrash.

Mbyllja është një nga masat e marra në shtator për të forcuar sigurinë dhe mbikëqyrjen e kufirit, afati i të cilës pritej të përfundonte të shtunën.

“Disa nga këto masa, duke përfshirë mobilizimin e forcave shtesë dhe mbështetjen nga ushtria dhe policia, do të ndërpriten të shtunën, pasi ka një numër shumë të ulët të tentativave për kalime të paligjshme kufitare”, tha ministria në një deklaratë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDOHA – Katari: Hamasi përgjigje pozitive për armëpushim ​


You may also like