Rezidenca e re e Ronaldos çmend fqinjët: “Piramida” e faraonit Ronaldo, si spital, kopshti im është plot pluhur

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo aktualisht është duke ndërtuar një rezidencë luksoze në Portugali dhe njerëzit e lagjes janë të mërzitur me problemet që po hasin në pronat e tyre private.

Rezidenca është tashmë shtëpia më e shtrenjtë në vend dhe nuk do të përfundojë deri në vitin 2024.

Shtëpia e ëndrrave e Cristiano Ronaldos është e vendosur në Cascais, rreth 20 minuta nga Lisbona dhe do të kushtojë rreth 22 milionë dollar.

Ajo do të ketë të gjitha komoditetet e dizajnuara nga familja. Projekti ka katër kate dhe katër suita luksoze, të mbuluara nga mure të mëdha xhami me pamje nga peizazhi i bukur portugez. Përveç kësaj, do të ketë një dhomë kinemaje, një zonë shërbimi, një palestër, një fushë tenisi dhe dy garazhe gjigante për të ruajtur më shumë se 20 makinat luksoze të Cristiano Ronaldos.

Buxheti u rrit, koha u bë më e gjatë dhe fqinjët janë mërzitur me zhurmën dhe papastërtitë që po krijohen në lagjen e tyrë (një nga më luksozet në vend). Shtëpia do edhe një vit të mbarojë, jemi te lodhur”, deklaroi një fqinj i Ronaldos.

“Kemi tre vjet që durojmë. Shtëpia është aq e madhe sa duket si spital. Rruga ime është mbyllur prej muajsh, kopshti im është plot pluhur. Gjithçka për shkak të “piramidës” së faraonit Ronaldo”.

Megjithëse punimet pritet të përfundojnë në mes të qershorit 2024, portugezi nuk do të kthehet në Portugali derisa kontrata e tij me Al Nassr të mbyllet në qershor 2025, kur ai të mbushë 40 vjeç./Shqip


Top Channel

You may also like