Rezarta Shkurta tregon vuajtjet gjatë shtatzanisë së parë: Traumatike, i kam të freskëta…

by admin
Spread the love

Edhe pse prej disa vitesh, nuk e shohim më të këndojë, Rezarta Shkurta vijon të mbetet një figurë shumë e dashur publike.

Ajo është prej nënë e një vajze, Hera dhe tashmë i është përkushtuar tërësisht kompanisë së saj private.

Këngëtarja, edhe pse është shkëputur nga ekrani, vijon të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar edhe një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.

Një nga pyetjet e më të shpeshta të tyre është se kur do t’i bëjë një motër ose vëlla Herës, teksa këngëtarja ka rrëfyer për herë të parë edhe sikletet që ka kaluar me shtatzaninë e parë.

“Më besoni, 98% të pyetjeve që më keni bërë është për një bebe të dytë. Kam kaluar një shtatzani traumatike, midis vuajtjes fizike dhe regjimit të shtratit… i kam akoma shumë të freskëta ato kujtime për të nisur një të dytë” – shkruan Rezarta Shkurta në Instagram.

The post Rezarta Shkurta tregon vuajtjet gjatë shtatzanisë së parë: Traumatike, i kam të freskëta… appeared first on Telemedia.

You may also like