Rey Manaj: Ishte sfidë për nëntë pikë, Spezias s’i interesojnë rivalët

by admin
Spread the love

Rei Manaj nuk ishte titullar me Spezian, por kjo nuk e pengoi që të linte gjurmë në ndeshjen kundër Cagliarit. Sulmuesi kuqezi arriti të shënonte një gol prej një bomberi të vërtetë dhe ka marrë vlerësime maksimale. Pas ndeshjes, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka folur për mediat italiane duke treguar emocionet e golit dhe të fitores.

“Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim. Vinim nga 4 humbje radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme që të merrnim pikë. Ishte një sfidë që vlente 9 pikë, por tani duhet të jemi të përqendruar për sfidën e ardhshme. Skuadra bëri një ndeshje pozitive, gjetëm rrjetën dhe morëm 3 pikë. Duam ta arrijmë objektivin për të qëndruar në Serinë A”.

Manaj foli gjithashtu edhe për festimin e çmendur me tifozët pas golit të shënuar. “Duhet t’u jemi mirënjohës tifozëve që na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur kemi humbur ndeshjet. Ne japim 100% në fushën e lojës për ta. Duhet të shohim ecurinë e Spezias dhe nuk na interesojnë aspak skuadrat e tjera”. Ky ishte goli i katërt për Rey Manajn në Serinë A. / oversport.tv

Foto: Spezia Calcio, Facebook

You may also like