REPUBLIKA ÇEKE – Pavel nënshkruan ligjin për paketën e buxhetit shtrëngues

by admin
Spread the love

PRAGË, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti çek, Petr Pavel nënshkroi sot ligjin për paketën e buxhetit shtrëngues të qeverisë, një vendim që pritet të nxisë protesta mbarëkombëtare nga sindikatat, tha një zëdhënës.

Legjislacioni, i cili u miratua nga të dy dhomat e parlamentit, synon të shkurtojë shpenzimet me rreth 6,6 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme.

Shpenzimet dhe subvencionet do të shkurtohen, ndërsa taksat për alkoolin, cigaret, ujin mineral dhe pronën do të rriten gradualisht.

Paketa e masave rrit normën e tatimit mbi të ardhurat e kompanive nga 19% në 21% në fund të vitit.

Çmimi i një afishe vjetore të autostradës për makina do të rritet nga marsi.

Sindikatat në shtetin anëtar të BE-së paralajmëruan një ditë proteste mbarëkombëtare të hënën./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like