REPUBLIKA ÇEKE – Ish-gjenerali Petr Pavel fiton zgjedhjet presidenciale

by admin
Spread the love

PRAGË, 28 janar /ATSH-DPA/- Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Petr Pavel do të jetë presidenti i ri i Republikës Çeke me 57% të votave, pas numërimit të 85% të votave, njoftoi agjencia e statistikave CSU.

Votimi u zhvillua midis ish-gjeneralit të NATO-s dhe kandidatit pro-perëndimor Pavel, dhe ish-kryeministrit populist dhe biznesmenit miliarder, Andrej Babis.

Babis ka marrë më pak se 43% të votave.

Pjesëmarrja në votime ishte e lartë, me rreth 70% të elektoratit që votuan.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak“Punishtja e Demokracisë” në Kuvend

You may also like