Reperi i njohur pëson aksident në Angli – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Arban Përlala, i njohur me emrin e artit G-Bani ka pësuar një aksident në Angli. Lajmin e ka bërë me dije vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale, ku zbulon dhe dëmtimin që ka pësuar në këmbë.

Për këtë, i është dashur të operojë këmbën dy herë.

Ai thekson se është përplasur nga një makinë me qëllim por policia vendase nuk e ka marrë në konsideratë vetëm për faktin se është shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur me 22 qershor në Fulham të Londrës. “Unë u përplasa nga një makinë në Fulham më 22 qershor.

Dëshmitari që ka parë se çfarë ka ndodhur, nuk merret parasysh vetëm se ai është shqiptar dhe unë jam shqiptar.”, ka shkruar reperi krahas videos.

Kam marrë lëndime të rënda trupore. Shoferi që mu drejtua për shkak se i gërvishta makinën, tani është i lirë.

Ndërsa në video ai dëgjohet duke thënë mes të tjerash:

“Më aksidentuan me makinë, dikush më përplasi me dashje dhe më theu këmbën. Bëra operacion. Ndërsa unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. Ai më përplasi me dashje. E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët.”

You may also like