Repartet “top”, Inzagi me arsenal të plotë në Arabi/ Nga golat te krosimet, zikaltrit i lënë pas të gjithë rivalët

by admin
Spread the love

Simone Inzagi ka fatin e mirë që në Riad të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion për të përdorur kështu të gjitha armët e tij, duke mbrojtur trofeun e Superkupës së Italisë. Dhe arsenali i tij mund të jetë çdo gjë veçse i varfër.

Trajneri mund të llogarisë në një mbrojtje të hekurt dhe një dyshe sulmi që deri më tani ka qenë e frikshme, ashtu si një regjisor që rezulton të jetë një nga interpretuesit më të mirë të rolit në botë. Për të plotësuar të gjithë gamën, një anësor që di të bëjë çdo gjë dhe truri i skuadrës që e gërsheton inteligjencën e tij me një përvojë gjigande.

SUPERÇIFTI- Në Riad Interi eksporton skuadrën e tij më të mirë dhe është një nga skuadrat më të mira në qarkullim. Duke e nisur nga “TuLa”, një dyshe që duket se e shijojnë lojën edhe më shumë sesa shijojnë. Dhe shënojnë shumë; 26 gola vetëm në kampionat, 29 në sezon dhe me një vlerë të kartonit të dyve që prek 165 milionë eurot sipas “transfermarkt” edhe pse për Interin vlejnë të paktën edhe 60 milionë më shumë.

Tashmë, janë sërish bashkë në tokën arabe për të frikësuar kundërshtarët, me francezin që ndjek trofeun e tij të parë me zikaltrit dhe me “demin” që ndjek të gjashtin me këto ngjyra, por të parin me shiritin në krah. Dhe kur sheh Arabinë, kapiteni argëtohet, mjafton të kujtojmë golin e vitit të shkuar kundër Milanit në Superkupë, një nga perlat e koleksionit të tij.

SUPERMBROJTJA – Zomer dhe miqtë e tij nuk kanë shokë në Europë. 10 gola të pësuar në 20 javë nga zikaltrit, ndërsa askush nuk mbrohet kaq mirë nga europianët. Praktikisht, për të shënuar një gol kundër Interit duhen luajtur dy ndeshje.

Kur në verë Interi vendosi të investonte te një mbrojtës si Pavar dhe jo te një qendërsulmues, nuk munguan kritikat, por aktualiteti i jep të drejtë botës Inter. Francezi i është bashkuar një reparti të testuar, veçanërisht italian, me Açerbin në mes, si pikë referimi. Po të krahasohen me qendërmbrojtësit rivalë të këtij edicioni, ata të Lacios, Napolit dhe Fiorentinës, nuk ka asnjë tjetër që spastron më shumë topa se ish-laciali.

SUPERREGJISORI – Ka nga ata që tashmë e kanë fituar çmimin si regjisori më i mirë. Aq sa Arabia u përpoq disa herë ta sillte në shtëpi.

Gjithsesi, Hakan Çalhanoglu dëshiron të argëtojë vetëm tifozët e Interit. 9 gola në kampionat, një “llambë gjithmonë ndezur”, aq sa ai vetë shkoi aq larg sa tha “po, ky është Çalha më i mirë ndonjëherë”. Nuk është çudi që në këtë edicion të Superkupës të jetë mesfushori që rendit më shumë topa nga të gjithë. Një superfuqi që e bën Interin të rrotullohet si një balerinë në duart e partnerit të saj.

SUPERANËSORI – Pastaj është asistenti i regjisorit, që nuk gjendet pranë “shefit”, por më larg në krah. Federiko Dimarko në të majtë është si një magjistar dhe si një qendër shërbimi në të njëjtën kohë, një xhongler që vendos topin aty ku ai dëshiron dhe një “zgjidhës problemesh” që askush nuk e ka, një burim i pashterrshëm loje.

Me fazën sulmuese të Dimarkos, Interi është një histori tjetër. Dhe gjithashtu Di Lorenco, Laxari dhe Biragi, specialistët e krosimeve të Napolit, Lacios dhe Fiorentinës dorëzohen: e pamundur të vendosësh më shumë topa të rrezikshëm në mes se Dimarko.

GOLA TE SHENUAR

SUPERINTELIGJENTI – Superkupa është një material i mirë për Mikhitarianin, zoti Inteligjencë. Ai është truri i skuadrës, dikush që këtë kompeticion e koleksionon ashtu si pullat postare. Ka fituar 7 në 5 vende të ndryshme, duke filluar me Armeninë dhe duke përfunduar në Itali, ndërsa ka kaluar përmes Ukrainës, Gjermanisë dhe Anglisë.

Vazhdimësia e tij është rezultat i një truri që di të menaxhojë cilësinë e tij të jashtëzakonshme: duke u përzier mirë, del një Mikhitarian gjithçkabërës. Në këtë Superkupë, ai është mbreti i mesfushorëve me më shumë goditje.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

You may also like