Rënimi i legjendës Sergei Bubka, dyshohet për spiunazh te rusët

by admin
Spread the love

Në Ukrainë ishte e pamundur të mos e doje Sergei Bubkën , “legjendën e kërcimit me shtizë”, i cili për gati tridhjetë vjet u dha emocione miliona entuziastësh të atletikës, duke konkurruar fillimisht për Bashkimin Sovjetik, pastaj për vendin e tij të origjinës, Ukrainën.  

Bubka dukej se sfidonte forcën e gravitetit me fuqi mbinjerëzore, ai ishte aq i jashtëzakonshëm sa sfidoi kundërshtarët e tij me një shtyllë shumë të ngurtë që ishte e papërdorshme për askënd. 

Mirëpo së fundmi jeta e legjendës Bubka ka marrë një trajektore të fortë, teksa dyshohet për spiunazh te rusët.  

Atleti që vendosi 34 rekorde botërore thuhet se po hetohet nga inteligjenca e Kievit për bashkëpunim me pushtuesit në Donetsk.   

Gjithsesi në një deklaratë të dhënë së fundmi ai e  mohon këtë akuzë duke u shprehur: “Nuk kam qenë në shtëpi që nga viti 2014, nuk kam mundur të shkoj as në varrimin e nënës sime”, u shpreh Bubka.

PANORAMASPORT.AL

You may also like