Renditja e FIFA-s: Brazili merr kreun, Shqipëria humb një pozicion! Rekord për Kosovën

by admin
Spread the love

Është publikuar renditja e re e FIFA-s për skuadrat kombëtare dhe Brazili ka arritur ti rrëmbejë vendin e parë Belgjikës. Kombëtarja braziliane është ngjitur në kuotën e 1833 pikëve, duke parakaluar Belgjikën që zbret në vendin e dytë me 1827 pikë.

Vendin e tretë në podium e zë Franca, ndërsa pas saj renditen Argjentina, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Meksika dhe Holanda.

Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në krahasim me herën e fundit që është publikuar renditja e FIFA-s, pasi nga vendi i 65-të ka zbritur në vendin e 66-të.

Kosova është ngjitur me 2 pozicione në renditje dhe aktualisht zë vendin e 107-të në këtë klasifikim, pozicionimi më i mirë në të gjithë historinë e dardanëve. / Oversport.tv

Foto: FIFA.com Twitter

You may also like