Remzija tregon arsyen pse nuk ishte në dasmën e Mihrijes dhe Vjollca Buçajt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Mihrije Braha e fejoi djalin, ndërsa Vjollca Buçaj e martoi djalin.

Që të dyja, organizuan ceremoni të cilat u bënë mediatike dhe u komentuan thuajse gjithandej.

Derisa në këto ahengje ishin të pranishëm edhe shumë këngëtarë, kolegë të tyre, mungoi këngëtarja Remzije Osmani, për çka edhe zgjoi kureshtjen te shumëkush, pse?

E pyetur se pse ndodhi kjo mungesë, Remzia dha përgjigjet e saj.

“Nuk më kanê ftuar, as Mihrija, as Vjollca. Të dyjat i kam ftuar kur e kam martuar djalin dhe kanë qenë të pranishme”…

Megjithatë duket se këngëtares Osmani nuk i ka ngelur hatri.

Madje ajo i arsyeton koleget e saj, se në dasma të mëdha qëllon që mund të harrohet dikush dhe se në këtë rast kjo ka qëlluar të jetë Remzia.


You may also like