Remzi Ejupi konfirmon kandidaturën për kryetar të FFK-së: Jemi duke e punuar një program me një ekip ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Sonte i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ është kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, raporton Insporti.com.

Përveç kohës së tij si kryetar i klubit më të madh në vend, Ejupi ka folur edhe për kanditaturën e tij për të parin e FFK-së, ku edhe e ka pranuar se do të kandidojë për karrigen e të parit të FFK-së.

“Po është e vërtetë. Unë tash e 16 vite jam pjesë e Prishitnës. Prishtina ka mbi 16 aksionarë, tash e dy vjet klubi udhëhiqet nga aksionari Rrahman Haradini. Unë jam lodhur pak edhe nga Covidi. Do të tentojmë ta mbajmë Kuvendin e Klubit dhe unë nuk do të jam kandidant për president të klubit”.

“Aksionari më i madh, ju mund të shikoni në ATK dhe ta shihni, por aksionari më i madh në dy vitet e fundit është Rrahman Haradini, i cili ka dhënë para edhe gjatë Covidit”

Shiqo puna e kadidaturës është bërë praktikë, pyetën njerëzit se a do të kandidosh, nuk e di se kush nuk do të kandidosh, Unë kam një karrierë 16 vjecare si president në klub.

Ejupi në krye të Prishtinës është prej vitit 2004. Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. Ai krenohet edhe me disa të arritura të tjera.

Ai poashtu ka konfirmuar se nuk do të kandidojë më për pozitën e presidentit të FC Prishtinës. /Insporti.com/

You may also like