Rekordi i radhës regjistrohet në vendlindje, askush si Haaland në Angli

by admin
Spread the love

Erling Haaland është një makineri golash dhe vazhdon të vendosë rekorde në Premier League, kampionat ku askush nuk ia ka dalë të shënojë 20 gola në një kohë kaq të shkurtër.

Bomberi i Manchester City pushoi dhe u karikua mirë gjatë zhvillimit të Botërorit Katar 2022. Norvegjia e tij nuk ia doli të kualifikohej, ndërkohë që 22-vjeçari u shfaq më i uritur se kurrë në rikthimin në fushë përballë Leeds United.

 

Manchester City fitoi 1-3 dhe vijon të jetë në ndjekje të Arsenalit kryesues. Erling Haaland u rikthye në qytetin e lindjes dhe shënoi dy gola në suksesin e kampionëve në fuqi të Anglisë.

20 gola numëron sulmuesi duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Premier League, shifër që e ka arritur në vetëm 14 ndeshje të luajtura, duke parakaluar Kevin Phillips.

 

Ish-sulmuesi i Southampton dhe Sunderland, ishte ai që mbante rekordin e lojtarit që shënoi më shpejt se të gjithë 20 golat e parë në Premier League në 21 takime të zhvilluara.

Tani ky rekord i përket Haaland, i cili e arriti kuotën e 20 golave në ishull në shtatë takime më pak se ish-lojtari i kombëtares angleze, ndërkohë që Guardiola i gëzohet efikasitetit të goleadorit të tij.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like