Reja teston të rinjtë përballë Estonisë, publikohen formacionet zyrtare

by admin
Spread the love

Edhe pak na ndajnë nga startimi i miqësores që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në “Air Albania” përballë Estonisë. Ndërkohë, në prag të kësaj sfide edhe dy ekipet kombëtare kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilët do të luajnë.

Ashtu si pritej te Shqipëria ka pasur shumë ndryshime, ndërsa do ta fillojnë nga minuta  e parë portieri Selmani, ndërsa në mbrojtje do të reshtohen Bajrami, Mihaj e Veseli. Krahët do të mbulohen nga Hoxhallari dhe Hysaj, ndërsa në qendër të mesfushës do të aktivizohet Çokaj, Ramadani dhe Çekiçi.

Dyshja e sulmit do të përfaqësohet nga Talutant Seferi dhe Giaciomo Vrioni. /oversport.tv

Formacionet zyrtare:

Shqipëria(3-5-2): Selmani, Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Vrioni

Estonia(3-5-2): Igonen, Kuusk, Paskotsi, Lukka, Purl, Peetson, Soomets, Poom, Miller, Sorga, Zenjov

You may also like