Regjistroi katër shtetas të Shqipërisë, arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Lipjan

by admin
Spread the love

Është arrestuar një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Lipjanit për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit.

Në raportin e Policisë thuhet se zyrtari dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i regjistruar në librin amëz katër persona shtetas të Shqipërisë, të cilëve u ka lëshuar certifikata të lindjes të Kosovës me qëllim që të njëjtat të përdoren në shtetin e Anglisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar i gjendjes civile në komunën e Lipjanit, për arsye se i njëjti dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i regjistruar në librin amëz katër persona shtetas të Shqipërisë të cilëve u ka lëshuar certifikata të lindjes të Kosovës me qëllim që të njëjtat të përdoren në shtetin e Anglisë”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

You may also like