Refugjati në Angli thotë se është ‘minoren’ por emigracioni thotë se është 26 vjeç dhe e vendos me të rriturit (fotot)

by admin
Spread the love

Media britanike sillnin sot ‘ankesën’ e një refugjati afrikan të ardhur me gomone nga Franca i cili pretendon se është minoren 16 vjeçar por zyrtarët e emigracionit besojnë se është në fakt 26 vjeç dhe e kanë vendosur të banojë me të rriturit.

Azil-kërkuesi i paemëruar thotë për rrjetin vendas Metro: “Unë jam nga Eritrea në lindje të Afrikës, aty kisha një jetë të thjeshtë, luaja me shokët dhe shkoja në shkollë. Por kur isha rreth 14 vjeçe shihja që shumë të rinj shkonin në ushtri për të luftuar, disa plagoseshin e vriteshin, ndërsa të tjerë shkonin në kampe refugjatësh”.

Refugjati i referohet konflikteve etnike në rajonin Tigray, që i kishin rrezikuar jetën shumë banorëve, dhe nxitur të tjerë të marrin rrugën e largimit nga vendi.

Ai thotë se në këmbë ose me furgonë kaloi kufirin drejt Sudanit, më pas në Libi dhe prej andej mbërriti në Francë me barkë.

I riu shton se, ashtu siç u rrëfehet nga trafikantët refugjatëve nga e gjithë bota, kur mbërriti në Angli u gëzua pasi mendoi se problemet e tij kishin marrë fund.

Ai shton se autoritetet e emigracionit e pyetën për moshën dhe pranuan se ishte minoren, por pas intervistës me përkthyen që i riu thotë se nuk arrinte ta kuptonte, i hoqën nga dora shiritin e minorenit dhe i vunë një tjetër që tregonte se ishte mbi 20 vjeç.

“Ata më thanë se jam 26 vjeç, nuk e di pse zgjodhën këtë moshë dhe nuk më tregonin. Përkthyesi më tha se do të më transferonin dhe se problemi do të zgjidhej më vonë”.

“Shpresoj që të miturit që vijnë në Britani të mos kalojnë atë që kalova unë dhe shpresoj që ministria e brendshme t’i japë atyre moshën e tyre të vërtetë”.

Mediat vendase thonë se shumë të mitur që mbërrijnë vetëm në Angli u jepet gabimisht moshë e rritur, kryesisht prej precedentëve të refugjatëve të rritur që deklaronin moshë më të ulët për të përfituar më shumë asistencë nga shteti./Metro.co.uk/