Real përgatit ofertën përfundimtare për Mbappe – Shqip

by admin
Spread the love

130 mln për nënshkrimin, 26 mln pagë vjetore

Mediat spanjolle theksojnë se Real Madrid do të bëjë së shpejti një ofertë të re për Mbappe.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Los Blancos mbetën të zhgënjyer madje të inatosur nga francezi, këtë rast nuk kanë ndërmend të presin gjatë.

Duke qenë se nisur nga 1 Janari, datë kur Mbappé do të jetë i lirë të nënshkruajë një parakontratë me çdo klub që ai zgjedh, Florentino Pérez dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i dërgojnë propozimin e tyre përfundimtar 25-vjeçarit.

Sipas Marca, kjo do të përbëhet pikërisht nga të njëjtat kushte që u ofruan në verën e vitit 2022.

Konkretisht, oferta konsiston në 130 milionë euro tarifë për nënshkrimin e tij,  si dhe 26 milionë euro neto në vit si pagë për lojtarin.

Mbappé, nga ana e tij, do të ketë më pas dy javë për të dhënë një përgjigje zyrtare.

Nëse deri atëherë nuk jepet një përgjigje përfundimtare, Reali do të largohet nga tryeza e bisedimeve, pa asnjë qëllim për t’u rikthyer.

Megjithatë, gjigantët spanjollë janë të sigurt se në arritjen e një marrëveshje në pak ditë.

You may also like