Reagon MPJ: Tenderin e ka fituar kompania me ofertën më të lirë, jo për shkak afërsisë me BDI-në

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas informacioneve në mediat se një kompani e afërt me BDI-në, e cila paraqitet edhe si donator në këtë parti, ka fituar tender për adaptimin e Sallës Boris Trajkovski në sallë për konferenca.

Ata thonë se në thirrjen publike janë paraqitur katër kompani ndërsa përzgjedhja për realizimin e punimeve është bërë në bazë të ofertës më të lirë.

“Kompania e zgjedhur kishte ofruar dukshëm çmim më të ulët, e cila është edhe dy herë e gjysmë më pak se kompania e tretë apo e katërtë. Kjo do të jetë një nga kryesimet me buxhet më të ulët në historinë më të re të OSBE-së, ndërsa do të numërohet në kryesimet me një numër të madh të aktiviteteve, ngjarjeve të organizuara”, thuhet në reagimin e MPJ-së, përcjell SHENJA.

Ata shtojnë se aktivitetet të rëndësishme ndërkombëtare për çdo shtet kushtojnë para dhe kërkojnë mjete buxhetore, edhe pse sipas tyre, buxheti me kryesimin e OSBE-së do të jetë më i ulët krahasuar me të gjithë në dhjetë vitet e fundit. /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like