Reagon edhe nëna e Ritës: Më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz – mos u trullo

by admin
Spread the love

(Lajm i përditësuar)


Reagon edhe nëna e Ritës: Më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz – mos u trullo

Këngëtarja Rita Ora sot u bë temë në media pasi që në koncertin në Hungari u pa me një flamur serb në duar.

E për këtë këngëtarja ka thënë se se nuk ishte në dijeni për këtë, duke menduar se ishte flamuri hungarez.

Reagimeve të shumta iu ka bashkuar edhe  vet nëna e këngëtares, Vera Ora. Madje ajo ka lënë të kuptohet se e ka qortuar të bijen.

“Rita Ora më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bo nervoz. Mos u trullo”, ka shkruar ajo në Isntastory ku ka publikuar një fotografi të Ritës duke bërë shqiponjën, përcjell portali rtv21.tv


Rita Ora: Flamurin ma dha një fans, më pas e kuptova se ishte serb, jam shqiptare krenare

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb.

Ajo në një deklaratë për media, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Tutje, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita pë Klankosova.


Rita mbajti flamurin e Serbisë, Çitaku: S’ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet këngëtarja Rita Ora, duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Çitaku përmes një postimi në “Facebook” tha se artistët dhe sportisët tanë, kanë bërë shumë për ta promovuar Kosovën.

Ajo u shpreh se Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën dhe siç u shpreh ajo, për të treguar historinë tonë.

“Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën. Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur. E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë. Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen. Faleminderit Rita”, ka shkruar tutje Çitaku.

You may also like