Raundi i 1/16-ve të UEFA Champions League, ja kur do të zhvillohen sfidat e kësaj faze

by admin
Spread the love

Mesditën e kësaj të hëne, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti përcaktues i raundit të 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku të 16-të ekipet e mbetura në garë për fitimin e trofeut të madh, mësuan kundërshtarët, si dhe datat e orën kur do të ndeshen me këta të fundit.

Kështu, të martën e 13 shkurtit, në orën 21:00 do të zhvillohen sfidat Copenhagen-Manchester City e Leipzig-Real Madrid, ndërsa një ditë më vonë, po në orën 21:00 sfidat PSG-Real Sociedad e Lazio-Bayern Munich.

Një javë më vonë, më konkretisht më 20 e 21 shkurt në orën 21:00 do të zhvillohen respektivisht sfidat Inter-Aletico Madrid e PSV-Borussia Dortmund, si dhe sfidat Porto-Arsenal e Napoli-Barcelona, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme raundin e parë të këtyre ndeshjeve.

Për të vijuar më pas me ndeshjet e kthimit, që do të zhvillohen në muajin mars, ku më konkretisht më 5 e 6, në orën 21:00 do të zhvillohen sfidat Real Sociedad-PSG e Bayern Munich-Lazio, si dhe sfidat Manchester City-Copenhagen e Real Madrid-Lazio.

Një javë më vonë, më konkretisht më 12 e 13 mars, në orën 21:00 do të zhvillohen edhe përballjet e kthimit të sfidave të mbetura, respektisht ato Arsenal-Porto e Barcelona-Napoli, ndërsa mbyllja e këtij raundi do të bëhet nga sfidat, Atletico Madrid-Inter e Borussia Dortmund-PSV. /i.m /abcnews.al

You may also like