Rasti Shqip shqetëson liderë të shteteve perëndimore e ambasadorë

by admin
Spread the love

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njoftoi në orët e vona se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) kishte marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të kompanisë Shqip sh.p.k.

Ky vendim u prit me shqetësim të madh nga ambasadorë të huaj e nga organizata vendore e ndërkombëtare, për çka thanë se nuk i kontribuon pluralizmit mediatik në vend.

Ndonëse kanë kaluar rreth 4 javë nga ky vendim, reagimet nuk kanë të ndaluar.

Ishin kryeministrat e dy shteteve të Benelux-it, ai i Holandës, Mark Rutte, dhe i Luksemburgut, Xavier Bettel, ata që u informuan mbi gjendjen në Shqip nga kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, gjatë një takimi mes tyre më 4 korrik në Prishtinë. 

“I nderuar të takoj sot kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel. Me krerët e këtyre dy shteteve të BE-së, në cilësinë e kryetarit të AGK-së kam folur, mes tjerash, për gjendjen e lirisë së medies në Kosovë si dhe programin për strehimin e gazetarëve nga Ukraina dhe Afganistani. I kam falënderuar për ngritjen e shqetësimit për sulmet ndaj gazetarëve gjatë raportimeve në veri, dhe kam shprehur shqetësimin e thellë për tentimet e Qeverisë së Kosovës për të mbyllur televizionin Shqip, që do të ishte goditje e rëndë për pluralizimin medial dhe lirinë e medies në Kosovë, vlera këto që qendër të demokracive të këtyre dy shteteve evropiane”, kishte thënë Rexha në një postim në Facebook.

Ndërkaq, i shqetësuar nga kjo situatë është shfaqur vazhdimisht edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili madje në një rast pati thënë se vendimi i qeverisë ndaj Klan Kosovës “është i dyshimtë”.

Në reagimin e tij të fundit në Rubikon të Klan Kosovës (05.07), diplomati gjerman ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje, ndërsa ofroi mbështetje ndaj lirisë së medias. 

“Më lejoni të them se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj të progresit në lirinë e medias, në vitet e fundit i keni vlerësimet e Reporters Without Borders, Freedom House, që është gjë e mirë dhe ne e kemi shprehur shqetësimin tonë kohëve të fundit për këtë çështje, sepse do ta them kështu, nëse nuk i bëni detyrat e shtëpisë një ditë, nuk përjashtoheni menjëherë nga shkolla, pra nuk e thyen një arrë me çekan të farkëtarit. Nëse ka disa çështje, duhet të korrigjohen. Të gjitha shtetet tona e mbështesin lirinë e medias, prandaj jemi këtu, sepse ne duam strukturë vibrante dhe të larmishme të medias dhe jemi të shqetësuar për këto zhvillime dhe shpresojmë se do të zgjidhen së shpejti. Nuk jemi vetëm ne, gjithashtu aktivistët e mediave, asociacionet e gazetarëve e kanë ngritur zërin dhe nuk mendoj se kjo është rruga përpara”, theksoi Rohde në Rubikon.

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe kolegu i tij nga Franca, Oliver Guerot. Në Rubikon (05.07), ai tha prerë se duhet të ruhet laramania e mediave. 

“Po, pak a shumë në të njëjtën linjë, dua t’ju falënderoj që na keni ftuar këtu, kjo është mënyra se si mund të arrijmë te shikuesit tuaj, por është edhe mënyra për të shprehur interesin që në Kosovë të ruajmë një medie të larmishme, mbulim të larmishëm lajmesh. Ky shqetësim specifik është i rëndësishëm, nuk dua të hyj në detaje. Zyra e BE-së është duke e përcjellë këtë çështje nga afër, pra kjo nuk është një çështje e parëndësishme për ne, por nuk dua të komentoj specifikat e këtij problemi, por përsëri shumë i lumtur që jam këtu sonte, është mundësi për të folur me shikuesit tuaj dhe mundësi që Jorni dhe unë konkretisht të demonstrojmë se diversiteti i medias është i rëndësishëm”, tha Guerot mbrëmë në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka qenë shumë e zëshme për rastin e Klan Kosovës. Por, ndaj saj kishte filluar një fushatë bullizuese, e nisur nga pjesëtari i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i cili e kishte përqeshur atë për pamjen e jashtme.

E në mbrojtje të saj i dolën shumë. Veç qytetarëve e organizatave të ndryshme, edhe ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog e takoi Kusarin, të cilës i ofroi mbështetje. Ngjashëm me Szunyogun u deklarua edhe ambasadori gjerman Rohde.

E shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, doli me një opinion të hapur në lidhje me lirinë e media në Kosovë në përgjithësi, duke marrë shkas rastin e Klan Kosovës.

“Së fundmi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve kanë marrë vendim për pezullimin e certifikatës së regjistrimit të Shqip SHPK. Kjo ishte hera e parë në Kosovë që certifikata e biznesit të një transmetuesi pezullohet në mënyrë të tillë, duke ngritur pyetjen nëse pezullimi i certifikatës së biznesit mund të çojë në revokim të licencës së transmetimit të Klan Kosovës. Gjithashtu, një hap i tillë do të ishte i paprecedentë. Prandaj, është thelbësore që, përtej sigurimit të respektimit të procesit të rregullt sipas ligjit, të konsiderohen me kujdes implikimet e plota të një hapi të tillë për lirinë e medias dhe pavarësinë e organeve rregullatore të medias”.

“Prandaj, më erdhi mirë kur pashë njoftimin e KPM-së, më 16 qershor, me të cilin shtyhej vendimi për 30 ditë, duke i dhënë kohë Klan Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve që t’i adresojnë të gjitha çështjet e ngritura. Është e domosdoshme që, në vendimmarrjen e tyre, Ministria dhe Agjencia të sigurojnë proces të rregullt dhe respektim të sundimit të ligjit, dhe në të njëjtën kohë të kenë parasysh që zbatimi i kritereve të arsyeshme ligjore nuk duhet të krijojë kërcënim të pajustifikuar për ushtrimin e lirisë së medias, siç garantohet me Kushtetutë”.

“Ky është rast i rëndësishëm i cili do të përcillet nga afër si në Kosovë ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, siç është dëshmuar nga reagimet e shumta që kemi parë deri më tash. Është thelbësore që të gjitha institucionet relevante t’i kenë parasysh implikimet më të gjera. Progresi i fuqishëm i Kosovës në lirinë e mediave nuk duhet të rrezikohet me vendime të nxituara. Nuk duhet bërë asgjë që do të mund ta vinte në dyshim skenën e larmishme, të gjallërishme dhe pluraliste mediatike të ndërtuar në Kosovë përgjatë më shumë se dy dekadave”, u shpreh Davenport në opinionin e tij që mund ta lexoni të plotë KËTU.

Shqip kishte reaguar menjëherë pas vendimit të ARBK-së, duke kompletuar dokumentacionin e kërkuar. Dhe menjëherë kishte ardhur vendimi i ri i këtij institucioni se vendimi fillestar është pezulluar dhe certifikata i është kthyer kompanisë Shqip sh.p.k.

Mirëpo, vetëm një ditë më pas, erdhi një vendim skandaloz nga ky institucion, ku u njoftua se është anuluar vendimi i një ditë më parë që anulonte vendimin për pezullim të certifikatës së kompanisë në fjalë.

Madje, ishte shkarkuar edhe ushtruesja e detyrës së Drejtores së ARBK-së, Pranvera Prestreshi dhe në vend të saj erdhi Lebibe Haliti, e cila e rifuqizoi vendimin e parë.

Duke e parë këtë situatë, Shqip më 4 korrik sërish reagoi duke dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Shqip dorëzon ankesën në ARBK (VIDEO)

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like