Rashica asiston në humbjen e Galatasarayt

by admin
Spread the love

Paraqitjet e mira të Milot Rashicën në Turqi po vazhdojnë.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi golin e vetëm të Galatasarayt në humbjen Besiktasit.

Mauro Icardi shënoi dol në minutën e 20-të për ta zhbllokuar rezultatin, gol ky që u asistua nga Rashica.

Por, skuadra e Kosovarit humbi 3:1.

Romain Saiss, Amir Hadziahmetovic dhe Vincent Aboubakar shënuan për ta përmbysur rezultatin.

Rashica në ndeshjen ndaj Beshiktashit luajti deri në minutën e 71-të.

Galatasaray mbetet lider me 70 pikë, kurse Beshiktashi është në vendin e tretë me 65 pikë.

Rashica këtë sezon ka katër gola e pesë asistime në Superligën turke.

You may also like