Rashford “feston” humbjen në një klub nate, acarohen tifozët e Man. UTD dhe jo vetëm

by admin
Spread the love

Marcus Rashford rrezikon shumë.

Sulmuesi i Manchester United, siç raportojnë mediet britanike, ishte një një klub nate me familjen dhe miqtë e tij pak orë pas humbjen në derbi ndaj Manchester City-t, ku ka festuar ditëlindjen e tij dhe diçka e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët dhe jo vetëm.

Sulmuesi anglez ishte në fushën e lojës ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, por nuk gjeti në asnjë moment versionin e tij më të mirë për të ndihmuar “Djajtë e Kuq”.

Ky veprim i Rashford ka sjellë reagime të tifozëve, por pavarësisht kësaj, ai ishte në seancën e të hënës, ndërsa pritet edhe vendimi i trajnerit Ten Hag për këtë veprim, pasi situata nuk është aspak e qetë të skuadra e Manchester United.

“Djajtë e Kuq” momentalisht pozicionohen në vendin e tetë me 15 pikë pas 10 javësh kampionat, me 5 fitore dhe 5 humbje, ndërkohë që në fundjavë do të masë forcat ndaj Fulham, në Londër./Supersport


Top Channel

You may also like