Raportohet se Putini do t’i nënshtrohet një operacioni për kancer

by admin
Spread the love

Presidenti rus, Vladimir Putin, do t’i nënshtrohet një operacioni për kancer dhe pushtetin do t’ia dorëzojë përkohësisht një ish-shefi të policisë federale, bëhet e ditur përmes një raporti.

Putini do t’ia transferojë kontrollin qeverisë, Nokolai Patrushev, shef i Këshillit të Policisë federale ruse, deri në momentin që ai do të jetë i aftë të qeverisë, bëhet e ditur përmes një videoje nga kanali misterioz në Telegram “General SVR”.

Kanali i cili supozohet se drejtohet nga ish-gjenerali i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, i njohur me pseudonimin “Viktor Mikhailovich” raportoi se Putinit i është thënë nga mjekët se duhet t’i nënshtrohet operacionit, shkruan New York Post.

Sipas këtij raporti i cili është i pakonfirmuar, operacioni dhe rikuperimi i parashikuar pritet të lë të paaftë Putinin për një kohë të shkurtër.

“Putini nuk ka gjasa të pranojë të dorëzojë pushtetin për një periudhë më të gjatë kohore”, tha transmetuesi i videos, duke shtuar se kontrolli i vendit ka të ngjarë të jetë në duart e Patrushevit për jo më shumë se dy deri në tri ditë.

“Unë do të them se kjo është alternativa më e keqe”, ka shtuar transmetuesi. “Patrushev është një horr, ai nuk është më i mirë se Putini. Për më tepër ai është një person më dinak dhe më tinzar se Putini. Nëse ai vjen në pushtet, problemet e rusëve vetëm do të shumohen”.

Rruga Press

You may also like