Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut nuk ka bërë progres në asnjë fushë të rëndësishme

by admin
Spread the love

Raporti më i ri i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut tregon se vitin e kaluar nuk është bërë asnjë avancim në asnjë prej fushave të rëndësishme në klasterin e parë të negociatave. Bëhet fjalë për gjyqësinë, luftën kundër korrupsionit, reformat në administratën publike dhe institucionet demokratike.

KE sot ka publikuar tre dokumente: Strategjia për zgjerim, plani për rritje ekonomike dhe parimet për ndarjen e ndihmës financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raportin për RMV-në thuhet se ka përparim të pjesshëm vetëm në kriteret ekonomike. Nuk ka progres në gjyqësi, ndërsa KE shpreh shqetësim për ndryshimin e Kodit Penal, si dhe keqpërdorimin e flamurit evropian.

Si kritikë përmendet edhe vonimi i reformave në administratën publike dhe mospërmbushja e detyrimeve nga viti i kaluar. Gjithashtu kritikohet puna e Kuvendit, mosmiratimi i Rregullores dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Qeveria e RMV-së u vlerësua për angazhimin e saj në procesin e integrimit dhe respektimin e politikës së jashtme me BE-në. Nga ana tjetër, opozita u kritikua për pengesat në Kuvend.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se është bërë rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnje Hercegovinën.

You may also like