Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat lidhur me anëtarësimin në BE

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut u obligua të fillojë dhe në mënyrë prioritare t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që në Kushtetutë t’i përfshijë edhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijtë e shtetit dhe të cilët janë pjesë e popujve të tjerë, me çka vendi do të konfirmohet si shembull i mirë për shoqëri multietnike, ceket në Raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit në të cilin MIA pati qasje.

“Pas Konferencës së parë ndërqeveritare për procesin e negociatave për inkuadrim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022, shqyrtimimi analitik i së drejtës së BE-së (skriningu) përparoi pa pengesa. Maqedonia e Veriut u kyç në mënyrë aktive dhe tregoi nivel të lartë të përkushtimit gjatë procesit të skriningut. Raporti për skrining për Klasterin 1 – ‘Bazat’ u prezantua në Këshill në korrik të këtij viti“, ceket në dokument.

KE-ja thekson se me padurim pret ndjekje të shpejtë dhe vendimtare të raportit të skriningut për Klasterin 1, përfshirë edhe në raport me udhërrëfyesit e vendit në pajtim me Kornizën për negociata, e tëra me qëllim që të hapet Klasteri i parë deri në fund të këtij viti.

Në Raport ceket se si vend i cili negocion me BE-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat lidhur me anëtarësimin në Union, përfshirë edhe në sferat e gyjqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në administratën publike dhe menaxhimin me financat publike dhe furnizimin publik.

Në Dokument ceket se autoritetet në vend vazhdimisht deklarojnë se qasja në BE mbetet qëllimi i tyre strategjik, por disa hapa si ndryshimet e Kodit penal, të cialt kanë të bëjnë me një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, shkaktuan shqetësim serioz. “Përforcimi i besimit në sistemin e jurisprudencës dhe përballja e pandalshme me korurpsionin, prëfshirë edhe përmes hetimit, ndjekjes dhe aktvendimeve përfundimtare për rastet e korrupsionit të nivelit të alrtë është me rëndësi kyçe“, shtohet në dokument.

Sipas KE-së, vendi vazhdoi plotësosht të harmonizohet me të gjitha vendimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së pas agresionit rus ndaj Ukrainës, ndërkaq kontribuoi edhe në përballjen me rrjedhat e emigracionit drejt BE-së përmes bashkëpunimit për realizim të Planit të aksionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

You may also like