Raporte të tensionuara mes drejtuesve të PSG-së dhe Barcelonës

by admin
Spread the love

Joan Laporta dhe Al-Khelaifi, drejtuesit kryesorë të të dyja skuadrave (Barcelona dhe PSG), kanë përjetuar një marrëdhënie të tensionuar vitet e fundit.

Gjithçka nisi në ndeshjen mes Barçës dhe PSG-së në vitin 2021, kur parizienët eliminuan Barçën në raundin e 1/8-ave të kompeticionit.

Në ndeshjen e parë në Camp Nou, e cila përfundoi 1-4 me “show” nga Mbappé, Al-Khelaïfi bëri skandal, duke qortuar zyrtarët e lartë të UEFA-s për një penallti që I dha mundësinë Barçës të realizonte golin e vetëm në këtë ndeshje.

Në Paris, me ndeshjen që përfundoi 1-1 në udhëtimin e parë të mandatit të dytë të Laportës, takimi mes dy presidentëve nuk shkoi aspak mirë. Tani, tre vjet më vonë, sipas “Catalunya Ràdio”, një nga presidentët ka tentuar “pajtimin” përmes WhatsApp-it, për të qetësuar situatën, por nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Marrëdhëniet mes dy klubeve, përtej sportit, prej vitesh janë shumë të acaruara. Al-Khelaïfi është sot një nga aleatët e mëdhenj në kryqëzatën e UEFA-s kundër Superligës, ndërsa Joan Laporta, së bashku me Florentino Pérez, janë promotori kryesor i saj.

Më tej, presidenti i PSG-së nuk ia fal Barçës “tradhtinë” me sponsorizimin e fanellës. Në fund të vitit 2016, Barça vendosi të nënshkruajë me Rakuten për katër sezonet e ardhshme dhe të lërë pas marrëveshjen e saj me Qatar Airëays.

Në verën e vitit 2017, kur filloi sponsorizimi i ri “de facto”, PSG iu kundërpërgjigj katalanasve duke paguar klauzolën e Neymarit.

You may also like