Ranocchia: Mëkat që e mbyllëm kështu, 90 ditët e ecurisë së keqe ishin fatale

by admin
Spread the love

Andrea Ranocchia nuk e ka mbyllur dot me titullin kampion te Interi dhe sigurisht keqardhja është e madhe. Qendërmbrojtësi për DAZN ka deklaruar: “Shpresoja ta mbyllja në një mënyrë tjetër, ishte një mëkat për punën e bërë gjatë gjithë vitit.

Ky është futbolli dhe nuk shkon gjithmonë ashtu siç dëshiron. Falënderoj djemtë në tribuna dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje. Jam i lumtur dhe i kënaqur me atë që kam bërë. Gjithçka është në rregull”.

“Kemi kaluar një periudhë të keqe për një muaj e gjysmë kur jemi përballur me ekipet e forta afër në renditje.

Ky është futbolli, duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë të argëtojmë. Nuk e kam idenë se çfarë do të bëj tani, por do pushoj dhe më pas kur të jem i qetë do të shoh se çfarë do të bëj”, tha Ranocchia. / oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like