Ramiz Merko do fillojë me ndërrimin e drejtorëve në nivel qëndror dhe lokal

by admin
Spread the love

Kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka filluar reformën e tij kadrovike në nivel lokal dhe qendror, mëson PRESSonline nga burime të sigurta në Komunën e Strugës.

“Ditëve në vijë do të do të fillojë procesi i zëvendësimit të drejtorëve në nivel qendror dhe lokal. Nga sot drejtor i Fondit Pensional në Strugë do të jetë Sami Shehu”, thotë burimi ynë.

Ndërkohë, ajo që tanimë është e sigurt se ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dr. Jeton Shaqiri, kuadër që vjen nga dega e BDI-së – Strugë do ta vazhdojë rrugërimin e tij si ministër, por në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për këtë siç bënë të ditur burim ynë, ai e ka mbështetjen e kreut të Strugës, Ramiz Merko por edhe të strukturave të partisë, kolegëve ministra dhe liderit Ali Ahmeti.

You may also like