RAMALLAH – Abbas thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen e pengjeve me Izraelin

by admin
Spread the love

RAMALLAH, 14 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje Hamasit të përfundojë me shpejtësi marrëveshjen e pengjeve me qeverinë izraelite në mënyrë që të mbrojë popullin palestinez dhe të parandalojë sulmin izraelit në qytetin Rafah, sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa”.

“Sulmi në Rafah mund të çojë në mijëra viktima, vuajtje dhe zhvendosje”, tha Abbas, presidenti i Autoritetit Palestinez që kontrollon zonat palestineze të Bregut Perëndimor.

Deklarata e tij vjen ndërsa qeveria izraelite po përgatitet për një ofensivë tokësore në qytetin Rafah. Synimi i Izraelit është të eliminojë njësitë e fundit luftarake të Hamasit, një grup militant palestinez islamik.

Megjithatë, çdo ofensivë në Rafah, e vendosur në jug të Rripit të Gazës në kufirin me Egjiptin, konsiderohet shumë problematike duke pasur parasysh grumbullimin intensiv atje.

Shtëpia e rreth 300 000 banorëve para luftës, tani 1,3 milionë janë grumbulluar në qytet, ndonjëherë me udhëzimet e ushtrisë izraelite, për t’i shpëtuar sulmeve në pjesën tjetër të Rripit.

Udhëheqësit, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, qeverinë amerikane dhe ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock janë shprehur kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në qytet. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like