Ramadani: Ne krijuam Laçi shënoi, mbijetesa varet nga ne

by admin
Spread the love

Dukej qartë zhgënjimi i teknikut të Egnatias, Zekerija Ramadani në emisionin “Gol pas Goli”, ku komentoi humbjen përballë Laçit:

“E donim fitoren dhe ndoshta edhe e meritonim me rastet që krijuam. Ne krijuam raste dhe Laçi shënoi golat. Ne kemi harxhuar shumë energji dhe është mëkat të shpërdorosh rastet ashtu, por nëse kthehemi te goli i parë i pësuar, na kushtoi shumë naiviteti. Respektuam “fair play”-n por duhej ta kishim kthyer topin te portieri kundërshtar dhe jo t’ua jepnim kundërshtarëve aty afër zonës tonë.

Ne do të mundohemi t’i largohemi vendit të tetë, por kjo nuk varet më nga ne, pasi duhet të na favorizojnë edhe rezultatet e kundërshtarëve. Sa u përket dy vendeve të fundit, varet gjithçka nga ne, pasi kemi nevojë për një fitore, që t’i shmangim edhe matematikisht”, ka thënë mes të tjerash Ramadani. / Oversport.tv

You may also like