Rama tregon momentin e veçantë:Scholz mu duk si Merkel, ja kur e kuptova që nuk ishte ajo

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka folur për admirim ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel në një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.

Rama ka treguar një moment të veçantë, se kur ka takuar kancelarin Olaf Scholz në zyrën e Merkel, e ka ngatërruar me ish-kancelaren. Rama thotë se e ka kuptuar që nuk është Merkel, kur kancelari i ka thënë që është i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit të tij, gjë që sipas Ramës, Merkel s’do e thonte asnjëherë.

“Ju keni një marrëdhënie shumë të mirë me Angela Merkel. A ka vazhduar me Scholtz, vazhdoni ta ndieni mbështetjen e gjermanëve?

Edi Rama: Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i  njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.”

You may also like