Rama: Problemi i qenve endacakë s’zgjidhet pa përfshirjen e krejt komunave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se kanë investuar më shumë se çdo komunë tjetër për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

“Kemi investuar dhjetëfish më shumë se çdo qeveri deri tani, nivelin qendror apo të komunave, kemi bërë çdo gjë për brenda ligjit për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”.

“Kemi krijuar strehimoren e parë në vend, e cila është në përfundim e sipër në Hajvali, i kemi ndarë 10 hektarë për park të kafshëve me fokus për qentë endacakë, kemi krijuar hapësira për ushqim të qenve endacakë për ta zbritur agresivitetin, i kemi shtatë kompani të ndryshme që merren me kapje, vaksinim, sterilizim të qenve” u shpreh Rama.

Rama, në Rubikon në Klan Kosova, tha se problemi i qenve endacakë mund të zgjidhet vetëm nëse përfshihen edhe komunat tjera dhe niveli qendror për shkak të lëvizjes së qenve nga një qytet në tjetrin.

“Por këto janë të pamjaftueshme nëse nuk involvohen të gjitha komunat tjera dhe niveli qendror, për arsye se qentë po vijnë nga komunat tjera, ne po bëjmë çmos që ta zgjidhim” tha Rama.

You may also like