Rama kërkoi që SPAK të reagoi ndaj Berishës, Tritan Shehu ironizon kryeministrin: Frika të bën të bërtasësh

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot me tone të ashpra SPAK, se nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Në lidhje me deklaratën e Ramës ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Postimi i plotë:

“Frika te ben te bertasesh.

Thirjet e sotme te Kryeministrit, menyrat e tij per te impresionuar, kercenenuar, publikun, qytetaret e deri te gjykatesit, prokuroret, te gjithe sistemin, duke dashur te tregoje force…
…treguan ne fakt vetem dobesi, frike, deshtim te tij! Ashtu si nje femije i tromaksur bertet, therret kur endet ne erresire!

Ne fakt mua keto thirje, pervec faktit se jane nje demostrim i qarte se Shqiperia eshte shume larg shtetit ligjor, te te drejtes, perderisa Kryeministri vete, ne vete te pare vepron ne kete menyre….
Dhe me tej delegatet duartrokasin.

Ndersa ata qe i kane “dale per zot” ndertimit te „drejtesie se re“ e bejne si „struci“.

Prokuroria pergjigjet neper dhembe si e shokuar, kur duhej sot te ngrinte nje ceshtje penale per interferenca ne drejtesi, presion mbi te. Jo thjesht si Rame, por si Kryeminister, se Kryeministri eshte pushtet, institucion, ka te drejta por dhe „vija te kuqe“ ne Kushtetute e ligje per ate.

Sepse ai nuk mund te jete „Sulltan“ ne nje vend europian, ne rrugen e integrimit, megjithese Shqiperine po kerkon ta coje drejt sulltanateve, ata kerkon te imitoje!

Kjo me shqeteson, ky nivel ku ka katandisur ky vend, vetem kaq. Pervec kesaj domethenie, asgje tjeter nuk me shqeteson, perkundrazi!

Sepse eshte dhe ana tjeter e medaljes, optimiste, qe del ne pah. Eshte frika, paniku, qe i nxjerr dhe gjumin nates Kryministrit nga ndryshimet ne opozite, nga zgjimi e ngritja e saj, nga forcimi i vertete e saj.

Eshte pikerisht kjo, eshte roli i ri i PD i dale nga letargjia e keneta e pak viteve me pare, duke krijuar tashme nje opozite reale, luftarake, permbysese per kete rregjimi regresiv, primitiv, anadollak. Eshte vete Berisha, qe po i prish edhe gjumin e nates Rames e rregjimit, duke e tromaksur deri ne ate pike, sa ta detyroje te jape ne panik te tilla “cfaqje” shume larg asaj, qe mund e duhet te paraqese nje kryeminister, qofte edhe i ketij vendi.

Dhe ketu qendron thelbi, realitetit i ketyre mesazheve, qe duket sikur dalin nga grahmat e nje “bote” tashme ne prag te zhdukjes. Dhe kjo ne fakt zbeh keqardhjen, qe ndjen kur degjon te tilla pasthirma te ardhura nga thellesite e erresirave. Sepse arrin te perceptosh midis tyre shpresen e ndryshimit nepermjet panikut e deshperimit te atyre, qe po ndjejne fundin e tyre politik ne deshtim te plote. Dhe ketu qendrojne notat optimiste e shpresedhenese te tyre!

You may also like