“Rama ka bërë ‘pakt me të keqen”, pas ngjarjeve kriminale në vend, reagon PD: Shqipëria si “Far West”, fushëbetejë e bandave

by admin
Spread the love

Pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend në dy ditët e fundit, PD thotë se gjendja ka arritur në nivele të paimagjinueshme.

Në një deklaratë për mediat, shefi i Organizimit Klevis Balliu tha se vendi është kthyer në një fushëbetejë të bandave, “të cilat edhe nëse nuk kanë mbrojtjen e qeverisë, kanë ‘lejen’ e Edi Ramës: ‘hëngshi kokat’!”.

Deklaratë e Shefit të Organizimit Klevis Balliu:

“Në Ukrainë në 24 orë u vranë 11 civile, thënë ndryshe 1 vrasje për 4 milion banorë.

Në Shqipëri në 24 orë, 4 të vrarë ose 1 vrasje për 540 mijë banorë.

Gjendja kriminale në vendin tonë ka arritur në nivele të paimagjinueshme.

Në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë.

Vendi është kthyer në një fushëbetejë të bandave, të cilat edhe nëse nuk kanë mbrojtjen e qeverisë, kanë ‘lejen’ e Edi Ramës: ‘hëngshi kokat’!

Partia Demokratike, e cila ka rekord serioz, pozitiv dhe të pathyeshëm në luftën kundër bandave, bën sot një apel kombëtar: bandat luftohen duke i burgosur jo duke i lënë ta kthejnë Shqipërinë në Far West, duke rrezikuar jetën, sigurinë, shëndetin psikologjik të qytetarëve.

Shqiptarët nuk mund të jenë një ‘dëm anësor’ në luftën e bandave.

Shqiptarët janë përballur me pamje të tmerrshme, nga shpërthimet me tritol si ai i datës 11 Qershor, te vrasjet e dyfishta dhe trefishta, siç ishin rastet e Fushë Krujës, Vlorës dhe Elbasanit.

Gjendja kriminale në Shqipëri është kthyer në problem edhe për partnerët tanë europianë.

Raportet ndërkombëtare si ai i “Numbeos” e vënë Shqipërinë të dytën e Europën Jugore.

Raporti i Departametit të Shtetit i datës 2 Mars evidenton se krimi i organizuar në vendin tonë ka arritur nivele të larta.

Kryeprokurori i Antimafias Italiane ka deklaruar se fuqia e bandave shqiptare vjen nga lidhjet e ngushta me qeverinë dhe në veçanti evidenton pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve.

Ndërkaq inkriminimi i institucioneve të shtetit shqiptar, në veçanti të Policisë, ka minuar ne themel luftën ndaj bandave.

Partia Demokratike dënon ‘paktin me të keqen’ të Edi Ramës duke u lënë fushë të lirë bandave në aktivitet kriminal dhe larje hesapesh.

Me një qeveri të cilën banditët e konsiderojnë bandite si veten, Shqipëria është në rrezik.”-shprehet Balliu.

You may also like