Raketa ruse godet rojet kufitare në Ukrainë: Ka të vdekur dhe të plagosur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shërbimi shtetëror i rojeve kufitare të Ukrainës thotë se njësia e saj në rajonin juglindor të Zaporizhzhya u godit nga raketat ruse.

Shërbimi thotë se ka viktima dhe të plagosur në mesin e rojeve kufitare nga njësia Prymors’ky Pasad.

Ndërkohë që forcat e ushtrisë ruse vijojnë luftën, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania njoftuan të premten se do të bllokonin pasuritë e Presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, në një akt të paprecedentë për të detyruar zotin Putin të ndërpresë sulmin ndaj Ukrainës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki la të kuptohet se sanksionet amerikane nënkuptojnë edhe ndalimin e udhëtimit të tyre në Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se masat janë një “hap unik në histori ndaj një fuqie bërthamore dhe ndaj një vendi që është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, por ato tregojnë sa të bashkuar jemi”.

Nuk është e qartë se çfarë ndikimi konkret do të kenë sanksionet ndaj tyre dhe çfarë pasurish mund të kenë në Evropë. Ministrat e jashtëm evropianë thanë se sanksione të tjera janë mundshme, përfshirë përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare SWIFT.

Rruga Press

You may also like