“Raketa goditi fushën në mes të ndeshjes…nuk do ta harrojë kurrë”, tregon sulmuesi kuqezi

by admin
Spread the love

Taulant Seferi ish-sulmuesi i Tiranës dhe aktualisht një nga alternativat e sulmit të kombëtares kuqezi,  zgjodhi një aventurë të rrezikshme duke iu bashkuar ekipit të Vorskla Poltava në Ukrainë.

Ky shtet është ende nën agresionin rus dhe po mundohet me të gjitha forcat për t’ia bërë ballë. Sa i përket kampionatit të futbollit, pak ditë pas rikthimit të tij asokohe, u mendua që në momentin që do të lëshohej alarmi për rrezik, arbitri të ndalonte lojën dhe të gjithë të strehoshin për të qenë të sigurt.

Futboll në kohë lufte! Por një prej këtyre ndeshjeve, Taulant Seferi nuk ka për ta harruar gjithë jetën. Në një rrëfim për “SRF Sport”, sulmuesi tregon sesi raketat goditën fushën në mes të një ndeshje.

Ndërkohë qyteti ku Seferi jeton është vetëm 150 kilometra nga Kharkiv, që ka të shtëna në çdo ditë. “Nuk kam frikë, por është një situatë shumë stresuese. Kam parë raketa që godasin diku në fushë, në mes të një ndeshje. Ishte një moment i vështirë. Do ta mbaj mend këtë për gjithë pjesën tjetër të jetës sime”, tha Seferi.

You may also like