Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri – Shqip

by admin
Spread the love

Prishtina konfirmoi faktin se numri dy i Listës Serbe, Milan Radojçiç, ka udhëhequr terroristët serbë në sulmin ndaj policisë së Kosovës që ndodhi të dielën, më 24 shtator të këtij viti.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku shihet një grup personash me uniformë, rreth dhjetë prej tyre, përballë bujtinës së poshtme të manastirit të Banjskës.

“Ai në videon e mëposhtme është Milan Radojiçiç, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu nga lista e zezë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Krimineli kryesor Radojiçiç ishte lideri i këtij grupi terrorist dhe sulmit në të cilin mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi e aktivitetit të tij terrorist kundër Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është lider i një sulmi terrorist dhe i një grupi terroristësh”, shkroi Sveçla në përshkrimin e postimit.

Me këtë, siç shtoi ai, “për çdo ditë sqarohet udhërrëfyesi i terroristëve”.

“Aleksandar Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe ata përmes nënkryetarit të tyre Radojiçç, ndërmorën një aksion terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë”.

Pra, Lista Serbe e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Nuk ia dolën”, tha më poshtë ministri.

Milan Radojiçiç është i lidhur me vepra të ndryshme kriminale – nga trafikimi i drogës, përfshirja në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit. Si nënkryetar i Listës Serbe, Radojiçiç është drejtpërdrejt i përfshirë në politikë dhe vendimmarrje lidhur me jetën e serbëve në Kosovë. /tesheshi.com/

You may also like