Radev: Integrimi i Maqedonisë së Veriut mund të zhbllokohet me përmbushjen e disa kritereve

by admin
Spread the love




Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Bullgari, presidenti Rumen Radev deklaroi se integrimi i Shkupit ka ngecur, megjithatë që ky proces të zhbllokohet Maqedonia e Veriut duhet të përmbush disa kritere.

Radev gjithashtu tha se Tirana të nis negociatat me Bashkimin Evropian, pavarësisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.

“Rëndësi të veçantë kanë projektet që sigurojnë lidhje infrastrukturore, transporti, lidhje energjetike dhe digjitale, me theks të veçantë Korridori 8. Një gjë e tillë do të ndihmonte në shmangien e ngërçit mes të dyja shteteve, dhe do të nxiste procesin e negociatave. Zgjidhja e çështjeve të hapura politike do ta përmirësojë progresin në të gjitha këto sfera”, tha Radev.


You may also like