Raci: Rama po e mbanë anën e Vuçiqit, në mbi një orë konferencë e sulmoi Kurtin

by admin
Spread the love

Analisti politik, Gazmir Raci, e ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se në konferencën e mbajtur sot e ka sulmuar vazhdimisht kryeministrin Albin Kurti.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se Rama e ka mbajtur anën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paraqitjen e tij të sotme.

“Nëse ti ke qasje që ke kërkuar kohë për të gjetur zgjidhje, e në një konferencë publike e sulmon dhe e godet kryeministrin, nuk është klima e përshtatshme për të ardhur deri në një marrëveshje”.

“Më mirë do të duhej të angazhohej në një diplomaci fluturuese, ose pa bërë konferenca sepse nuk është zëdhënës i Bashkimit Evropian. Edi Rama po merr, po dihet botërisht, mbi një orë flet për kryeministrin Albin Kurti, ai po e mban anën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Raci.

You may also like