Rabiot: Me Chiesa dhe Pogba mund të luftojmë për titullin kampion

by admin
Spread the love

Adrien Rabiot ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Juventusit gjatë kësaj periudhe që bardhezinjtë kanë arritur 6 fitore radhazi në kampionat, duke mposhtur Interin dhe Lazion, pas një fillimi të vështirë në Serie A dhe eliminimit të parakohshëm nga Champions League. Në kampin juventin tashmë ka filluar të flitet edhe për titullin kampion.

“Duke parë organikën e skuadrës, nuk ka patur kurrë dyshime për mundësinë për të luftuar për titullin. Fillimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve. Nuk kemi luajtur kurrë me grup të plotë, por synonim që të ngjiteshim në podium para Botërorit dhe më pas në janar të sfidonim Napolin që ka bërë një fillim sezoni të pabesueshëm. Por edhe ata do të humbasin ndonjë pikë rrugës.

Kthimi i Chiesa dhe Pogba do të na bëjë mirë, po ashtu edhe kontributi i të rinjve si Fagioli, Miretti dhe Soulé. Të gjithë së bashku mund të synojmë titullin kampion. Në Champions zhgënjyem, por tani duam që të fitojmë Europa League, ku do të përballemi me skuadra të mëdha. Është një sfidë e bukur, që do të na shërbejë edhe në garën për titull”, ka thënë francezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. / Oversport.tv

You may also like