Rabini ushtarak izraelit, thirrje për pushtimin e Gazës dhe Libanit – Shqip

by admin
Spread the love

Një rabin që shërben në ushtrinë izraelite ka bërë thirrje hapur për pushtimin e Rripit të Gazës dhe Libanit.

Duke iu drejtuar ushtarëve, rabini Amichai Friedman tha se të ashtuquajturat “tokat e premtuara”, duke përfshirë Gazën dhe Libanin, i përkasin Izraelit.

Fjalimi i rabinit ushtarak Friedman po përhapet në rrjetet sociale dhe tashmë ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

“Muaji më i lumtur i jetës sime është pas nesh, sepse kemi arritur në pikën ku populli i Izraelit u ngrit. Më në fund e kuptojmë kush jemi”, tha ai, duke u shprehur se pas 75 vitesh po i jepet përgjigje pyetjeve për identitetin e vendit.

“Një gjë tjetër që po sqarojmë këto ditë, diçka më e rëndësishme se çdo gjë tjetër: kjo tokë është e jona. E gjithë kjo. Përfshirë Gazën. Përfshirë Libanin. E gjithë Toka e Premtuar. Ne do të kthehemi shumë”, deklaroi Friedman, duke iu referuar tokave të premtuara për popullin hebre në Dhiatën e Vjetër, por që nuk janë pjesë e shtetit të Izraelit.

Ushtarët duartrokitën fjalët e Friedman-it dhe thërrisnin parullat “Pushto Gazën”.

Kujojmë se sionizimi keqpërdor rëndë dhe paskrupullsisht urdhëresa fetare, duke i manipuluar ato në interes të synimeve pushtuese, duke justifikuar kësisoj dhe krimet e hapura që kryen deri në vrasjet masive të grave e fëmijëve. /tesheshi.com/    

You may also like