Qyteti i Shkupit: Kryetarët e komunave të Shkupit janë të përkushtuar për zgjidhje sistematike për mbeturinat

by admin
Spread the love




Krijimi i aksionit të përbashkët për pastrimin e mbeturinave, të cilin do ta zbatonin të gjitha komunat e Shkupit së bashku me Qytetin e Shkupit. Aksioni do të bëhej katër herë në vit, ky propozim doli nga seanca e dytë e sotme e Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave të Shkupit.

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, siç kumtuan autoritetet e qytetit, i ka njoftuar kryetarët e komunave për numrin e deponive të pastruara në secilën nga komunat e Shkupit, ose për më shumë se 150 deponi të pastruara. Ajo shprehu mirënjohjen për kryetarët e komunave që morën pjesë në këtë aksion të qytetit, i cili, siç u tha, do të vazhdojë të intensifikohet kudo ku shihet nevoja për pastrim, do të ndërhyhet në kohën e duhur dhe me kërkesë të qytetarëve.

Kryetarja Arsovska apeloi deri te kryetarët e komunave që të bëjnë përpjekje për zbulimin shtesë të ndotësve dhe funksionalizimin e shërbimeve inspektuese me qëllim të inspektimit dhe pastrimit të deponive të vendosura në pronë private, si dhe përcaktimin e lokacioneve shtesë ku duhet intervenim nga shërbimet për pastrimin e mbeturinave dhe mbeturinat e ndërtimit.


You may also like