Qytetarët të palumtur për shkak të standardit të ulët. Kovaçevski: Do të jemi më të lumtur pasi të bëhemi anëtare e BE-së

by admin
Spread the love

Disa të lumtur, por shumica e qytetarëve, jo. Kjo është përgjigjja e qytetarëve pyetjes nëse janë të lumtur apo jo dhe cilat janë arsyet se pse po ndihen kështu.

“Jo, nuk jam bash i lumtur”, tha ai.

Pse po ndiheni i palumtur?

“Për shkak të krizës, mezi e mbijetojmë muajin, nuk jemi të lumtur. Përndryshe, kemi liri, gjithçka është mirë, megjithatë me krizën nuk jemi të lumtur”, shprehu ai.

E palumtur. Sepse nuk kemi mundësi, nuk ka asgjë. Nuk ka punë, nuk ka kushte për të rinjtë.

“Unë personalisht jam e lumtur. Jetën e kam të bukur këtu”, tha ai.

Kryeministri Kovaçevski tha se sfida e secilit kryeministër është që ta përmirësojë jetën në shtet, të sigurojë standard më të lartë për qytetarët, por sipas tij, qytetarët do të jenë më të lumtur kur do të bëhemi anëtare e BE-së.

“Nëse i shihni hulumtimet e fundit për mendimin e opinionit publik do të shihni se anëtaret e BE-së ose vendet me resurse tepër të mëdha që u mundësojnë suficite të mëdha të buxheteve të tyre, janë vende më të pasura. Andaj qëllimi është që të realizohet anëtarësia e plotfuqishme dhe rritja e standardit të jetës, rritje e rrogave, që në fakt kanë të bëjnë me lumturinë e të gjithë qytetarëve të një shteti.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Maqedonia është në vendin e 87-të nga gjithsej 137 shtete në raportin e ri “Lumturia në botë 2023” që e publikuan KB. Sipas këtij raporti ne jemi në vendin e fundit në Ballkan, ndërsa në suazë të shteteve europiane jemi në pjesën e vendeve më të palumtura. Finlanda edhe këtë vit u shpall shtet me popullsi më të lumtur.

You may also like