Qytetarët nga muaji në muaj zhyten në borxhe, shpresën e vetme e kanë te Zoti

by admin
Spread the love

Me këto çmime të larta të gjërave elementare për jetës, siç janë, rritja e çmimeve ushqimore bazë, rritja e energjisë elektrike dhe derivateve të naftës, shpresën për ndihmë e kemi veç tek Zoti. Kështu deklarojnë disa qytetarë të intervistuar nga televizioni Shenja. Qytetarët thonë se nuk arrijnë dot të mbulojnë muajin, ata madje ankohen se detyrohen të marrin borxh, nga të afërmit e tyre, vetëm e vetëm të kalojnë disi.

QYTETAR

“Çka me komentu, këtu edhe 100 mijë denarë me naj dhuru sërish nuk dalin, veç 12 mijë denarë paguajmë rrymë, po ku është fatura e ujit, ku është jetesa, ku janë harxhimet për shkollim për fëmijët, vetëm Zoti mundet me na ndihmua me këtë krizë. Çfarë ndihmë shteti, ata veq për vete mendojnë, gjithëqka çka bëjnë e bëjnë veq për vete, për kolltukun e tyre, se për popull asnjë nuk mendon, veq kur ka zgjedhje janë shumë të mirë, mas zgjedhjeve e harojnë popullin. Allahi na ndihmoftë, tjetër sen asgjë nuk na ndihmon”

QYTETAR

“Më mirë mos me fol. Këtu a! Shumë di asgjë nuk di”

Disa qytetarë tjerë deklarojnë se as nuk paramendohet që me këto paga mundet një familje mi mbulu këto harxhime.

QYTETAR

“As era si vie mi mbulu këto harxhime, si nuk është shtrejtëru , të gjitha gënjeshtra, ajo është liru kjo është liru, kur të shkojshë në mëngjes krejt tjetër çmim të thotë”

QYTETAR

“Nuk po muj mi mbulu harxhimet, unë punoj në sektor publik dhe pagën e kamë shumë të ulët, jam me familje dhe nuk po mundemi që ti dalim muajit deri në fundë, patjetër jemi të detyruar nga dy puna mi punu”

Ndërkohë, rritja e çmimeve ka ndikuar edhe në “Tregun e Gjelbërt”, shitësit ankohen se nuk kanë punë, pasi sipas tyre, qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

QYTETAR

“Po, po blejnë po shumë rrallë tashë, qytetarët nuk kanë para, katastrof puna në këto dy muajë”

Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë, për plotësimin e nevojave elementare, një familje katër anëtarëshe në janar të këtij viti I janë nevojitur 50.799 denarë , ose 15 mijë denarë më tepër se vitin e kaluar. Në janar të këtij viti, sipas të dhënave të LSM-së, një familje katër anëtarëshe ka shpenzuar më së shumti para ose gjithsej 19.206 denarë për ushqim dhe pije. Për shpenzime të përgjithshme janë shpenzuar 13.313 denarë, për higjienë janë dashur të paktën 3.097 denarë, ndërsa për transport 3.668 denarë. Ndërkaq, Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi të martën se në periudhën nga janari i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, kostoja e jetesës është rritur për 17,1 për qind, ndërsa në të njëjtën periudhë çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 për qind./SHENJA

You may also like