‘Qytetarët i dhanë mesazh Sulltanit’, deputeti reagon pas protestës së opozitës: Me propagandë nuk fshihet varfëria

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, e ka quajtur ditën e sotme një ditë të shënuar, referuar protestës së mbajtur sot nga opozita.

Në një postim në Facebook, Sula tha se qytetarët që kishin dalë në shesh janë ata që dhanë një leksion të mirë dhe me maturi e urtësi refuzuan arrogancën e kryeministrit.

Postimi i plotë:

“Shqiptarët që duam!

Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Qytetarët nga Londra në Tiranë i dhanë një leksion të mirë SULLTANIT. Me maturi e urtësi refuzuan arrogancën dhe keq qeverisjen e këtij kryeministri.

Kryeministri duhet ta kuptojë mesazhin e shqiptarëve se nuk mund ti nëpërkëmbë dhe se me propagandë nuk mund ta fshehë varfërinë.”, ka shkruar ai.

You may also like