QMK: 13 zjarre në hapësira të hapura, tre ende evidentohen si aktiv

by admin
Spread the love

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 13 zjarre të evidentuara në hapësirë të hapur, prej të cilëve mlngjesin e sotëm tre ende evidentohen si aktiv, derisa nuk merret konfirmim nga terreni se tërësisht janë shuar.

QMK-Tetovë informoi se zjarri që ka filluar gjatë ditës së djeshme mbi fshatin Gjermë të Komunës së Tetovës në Parkun naiconal “Mali Sharr” është lokalizuar. Vetëm në një vend ka pak tym, ndërsa po intervenojnë në terren dy persona nga Parku nacional që tërësisht të shuhet.

Zjarri ka përfshirë pyll ahu, fieri dhe bari të thatë. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri dhe dëmet materiale në mënyrëplotësuese do të vërtetohen. Zjarri në Parku nacional “Mavrovë” më saktësisht në fshatin Zhirovnicë është vendosur nën kontroll. Zjarri ka kapuar, sipas vlerësimeve fillestare, rreth 17 hektarë bar mali, dëllinja dhe një pjesë pyll ahu.

“Gjatë ditës së djeshme në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar pesë persona nga Parku nacional ‘Mavrovë’, ndërsa për shkak të terrenit të pakalueshëm nga ana e kryetarit të Komunës së Mavrovë-Rostushës është kërkuar nga QMK përdorimi i aviacioneve për shuarje të zjarrit. Në shuarjen e zjarrit intervenoi një helikopter i MPB-së, që realizoi pesë fluturime dhe zjarrin e vendosi nën kontroll. Ekipi i cili është në terren deri në orët e mbrëmjes tërësisht e ka lokalizuar zjarrin”, thonë nga QMK.

Sot, nga orët e herëta të mëngjesit, zjarrfikës nga Njësiti zjarrfikës Gostivar me tre zjarrfikës dhe një automjet për shuarje të ujarrit po intervenojnë në deponinë e djegur në fshatin Çegran. Ekipi është ende atje dhe do të mbajë kujdestari në qoftë se aktivizhen flakët nga deponia e shuar.

MARKETING



You may also like