‘Q*ja motrën’, nuk përmbahet Bledi Mane? Me kë e ka tani gazetari?

by admin
Spread the love

Ri-hyrja e Bledi Manes në shtëpinë e Big Brother VIP ka trazuar sërish ujërat, teksa debatet janë shtuar që prej javës së kaluar. Gazetari harron herë pas here se po vëzhgohet gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe nuk e mban gojën.

Së fundmi teksa po pinte ujë në gojë i shkoi një letër, të cilën e kishte hedhur vetë. “Q*** motrën e kisha hedhur brenda këtë”, dëgjohet të thotë gazetari i njohur pasi tentoi që të pinte ujë.

Dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që gazetari nuk përmbahet dhe përdor një fjalor jo të përshtatshëm.

Kujtojmë që para disa ditësh teksa Vëllai i Madh u dha një sfidë që të vraponin rreth pishinës, në mënyrë që rrisnin çmimin e madh, Bledi tha ‘po, po k** në p**”.

Dhe këtë gjë e tha pasi Krist Aliaj u shkëput nga rreshti ku ishin gjithë banorët duke vrapuar. Ai shkoi për të ndërruar atletet pasi disa herë rrëshqiti, por një gjë e tillë nuk ishte e lejuar dhe për pasojë u ndërpre dhe sfida.

You may also like